Mendoi se ishte e vetme kur po realizonte TikTok në dhomën e gjumit – i dashuri i Bebe Rexhës e zë artisten duke bërë gjeste para kamerës


Këngëtarja e hiteve globale, Bebe Rexha, është një prej shqiptareve më të ndjekura në rrjetin social TikTok. Ajo numëron afro shtatë milionë ndjekës në këtë rrjet social, i cili është kthyer në një nga platformat më aktive dhe të përdorura nga të rinjtë.

Të shpeshta janë video interesante që 31-vjeçarja realizon në llogarinë e saj të TikTok-ut, të cilat marrin vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë. Së fundmi, artistja emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, publikoi në TikTok një video me karakter argëtues, ku shihej duke kërcyer nën ritmet e këngës “Hello, my name is Zuzie”.

E teksa kishte lëshuar kamerën për të xhiruar veten në dhomën e fjetjes, në një moment mund të shihet se si i dashuri i saj, regjisori Keyan Safyari, afrohet për të parë se çfarë po bën ajo. Ndërsa e dashura e tij kërcen dhe dridhet para kamerës, regjisori amerikan tund kokën në shenjë habie dhe këngëtarja shqiptare qesh kur e kupton se ai po e shikon atë.

Bebe Rexha përndryshe këto ditë ka vizituar qytetin e Venedikut në Itali, pak ditë pasi pati një paraqitje të shkëlqyer në premierën e filmit “Queenpins”, në të cilin ajo ka bërë debutimin e saj të parë si aktore.

Baby Boo