Memishi dhe Hoxha në takim me bletarët në Odër, premtojnë përkrahje dhe zhvillim të bletarisë


Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës nga radhët e Besës, Daut Memishi dhe ministri bujqësisë, Arjanit Hoxha sot realizuan takim me bletarët e Komunës së Tearcës. Kandidati Memishi para bletarëve ka deklaruar se me ardhjen në krye të komunés do ta zhvillojnë këtë profesion.

Ja statusi i Memishit:
Me minsitrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, Arjanit Hoxha, nënkryetarin Abdush Demiri si dhe me kandidatët për këshilltarë realizuam takim me bletarët në fshatin Odër. Ishte interesante që të dëgjosh rrëfimet e tyre dhe shqetësuese ishte se si ky profesion po shkon drejt dobësimit. Prioriteti jonë kryesore është që gjithë këta njerëz që merren me këtë profesion, do t’ju ndihmojmë për të mundësuar edhe mbajtjen e një “Panairi të Mjaltit dhe produkteve Bio”.

Bletaria është ndër profesionet e rralla, me mbështetjen tonë ne do të mundësojmë zhvillim edhe më të madhe, sepse gati pothuajse njerzit sot shumë pak po përdorin produktet bio që kanë një rëndësi të veçantë në shëndetin e njerëzve

Baby Boo