Memeti: Gostivari duhej të ishte në karantinë! Spitali i stërmbushur, nuk ka vend për pacientë tjerë


Gostivari duhej të vendoset në ka*rantinë pasi që spitali është i stërmbushur edhe nuk ka vend për pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore. Kështu vlerëson specialisti i infektologjisë në spitalin e Gostivarit Enes Memeti.

“Brenda kësaj periudhe ka pasur një gjendje të renduar edhe më vjen keq që qyteti i Gostivarit nuk ka një koordinim mes pushtetit lokal dhe ministrisë. Për mua i gjithë qyteti i Gostivarit ëshët dashur të vendoset në karantinë. Momentalisht në repartin infektiv edhe në qendrën modulare ka 51 pacientë ku shumica e tyre, 33 pacientë janë me oksigjen terapi dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa katër nga ata edhe kanë vdekur”, tha Enes Memeti – infektolog.

Sipas infektologut Memeti gjendja e atyre që kërkojnë ndihmë është rënduar.
“Gjendja atyre që kërkojnë ndihmë është rënduar. Besomë nuk dimë edhe ne ku t’i vendosim, pasi që gjithë reparti është i stërmbushur me pacientë tepër të rënduar, me ulje të saturacionit, gjendje të rëndë shëndetësore, a gjithë kjo ka ardhur si rezultat i mos respektimit të masave që është dashur që ne si individ, si njerëz t’i respektojmë”, u shpreh infektologu, Enes Memeti.

Pollogu vazhdon të jetë një zonë e kuqe sa i përket të infektuarve me Covid 19. Deri sa numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është në rritje, ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka ofruar asnjë ndihmë konkrete në spitalet e Tetovës dhe Gostivarit.

Baby Boo