Meliza Haradinaj-Stublla lirohet nga ak*uza për ko*rrupsion


Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, është shpallur e pafajshme lidhur me akuzën për mos raportim të pasurisë.
Aktgjykimi u shpall sot, nga gjykatësja Lumnije Krasniqi.

Haradinaj-Stublla ishte shpallur fajtore nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 4 tetor 2019, për veprën pe*nale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Për këtë vepër pe*nale, ajo ishte dë*nuar me tetë muaj burgim me kusht. Gjithashtu, ajo ishte dë*nuar edhe me njëmijë euro gjobë, të cilën sipas aktgjykimit, detyrohej ta paguajë brenda 15 ditësh, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, kurse në rast të mos pagesës, dë*nimi me gjobë do t’i shndërrohej me bu*rgim, ku do të llogaritej shume prej 20 euro për një ditë bu*rgim.

Mirëpo, pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte anuluar aktgjykimin e Themelores dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 26 mars 2019, kishte ngritur aktak*uzë ndaj Meliza Haradinaj-Stublla në drejtim të kryerjes së veprës pe*nale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 437 paragrafi 2 të KPRK-së.

Gjithnjë sipas prokurorisë, e ak*uzuara Meliza Haradinaj-Stublla, në cilësinë e Zyrtares së Lartë Publike, dhe atë Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 paragrafi 1.3 dhe nenin 6 par. 1.1 të Ligjit Nr. 04/L-050, për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.

Prokuroria pretendon se e ak*uzuara Haradinaj-Stublla, ka qenë e detyruar që ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Ko*rrupsionit (AKK), me rastin e marrjes së detyrës më 11 shtator 2017, për vitin paraprak ku e njëjta përmes formularit për deklarimin e pasurisë nuk e ka deklaruar pronësinë e një biznesi të quajtur “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër edhe pse ka qenë e obliguar.

Baby Boo