Melania Trump shkakton trazira për xhaketën që kishte veshur, të gjithë kundër Zonjës së Parë


Udhëtimi i Melania Trump nga Shtëpia e Bardhë drejt Texas-it është komentuar gjërë e gjatë në media. Ajo çfarë duhet të ishte në fokus gjatë takimit; 2000 fëmijët emigrantë të cilët u morën nga prindërit e tyre, as nuk u përfol aspak. Por ajo që u diskutua në media ishte një xhaketë ngjyrë jeshile u bë qendra e diskutimeve.

Bashkëshortja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte veshur një xhaketë, ku në kurriz shkruhej “Mua në të vërtetë nuk më intereson, po ty”?

Kaq ka mjaftuar që të gjithë t’i kundërviheshin Zonjës së Parë, duke i shkruar se nuk i intereson çështja e fëmijëve emigrantë. Shto këtu faktin se në Maryland, bënte shumë nxehtë, por sërish Zonja e Parë kishte zgjedhur të vishte një xhaketë. Xhaketa Zara, e cila kushtonte vetëm 39 dollarë, shkaktoi një lumë të paparë reagimesh në rrjetet sociale. Mediat e huaja shkruajnë se ky mund të ketë qenë një incident, dhe ajo ka veshur të parën gjë që i ka dalë përpara. Xhaketa Zara, e cila kushtonte vetëm 39 dollarë, shkaktoi një lumë të paparë reagimesh në rrjetet sociale.
Mirëpo, kjo gjë nuk mund të jetë kaq e thjeshtë, pasi Melania ka një staf të tërë që kujdeset për të dhe me siguri kjo xhaketë nuk është veshur rastësisht. Gjithsesi, Shtëpia e Bardhë ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku shkruan ky është një mesazh për mediat të cilat publikojnë lajme të rreme. Zëdhënësja e saj tha: “Nuk kishte asnjë mesazh të fshehur” në zgjedhjen e veshjes së saj”.

Baby Boo