Mehmeti: “Su*lmet në veri ishin të ndërlidhura, dëshirojnë të pengojnë aksionet tona kundër kontrab*andës”


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, thotë se su*lmet ndaj policëve kosovarë në veri kishin për qëllim të pengojnë aksionet kundër kontrab*andës.

“Gjatë datës 13 deri sot kishim katër su*lme të organizuara në një territor i cili është i ndërlidhur dhe në vendet që janë shumë afër njëra-tjetrës dhe su*lmet janë të ndërlidhura. Kjo na bën me dije që kemi të bëjmë me një grup të organizuar i cili ka për qëllim që të su*lmojë dhe të pengojë punën e Policisë së Kosovës dhe me theks të posaçëm dëshirojnë të pengojnë aksionet tona të cilat kanë të bëjnë me luftën kundër kontrab*andës dhe tregtive të ndryshme ilegale të cilat zhvillohen në këtë pjesë të kufirit të Kosovës”.
Mehmeti, në një konferencë për media, tha detaje nga su*lmet teksa tha se të njëjtat janë të ndërlidhura mes vete.

“Me datën 13 prill 2022 rreth orës 07:30 në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok saktësisht në mes të fshatit Zubin Potok dhe Varag patrulla e Policisë së Kosovës ka hasur në rrugë në iriqë të hekurt të salduar dhe të ndërtuar nga metali i fortë që shërbejnë për të dëmtuar gomat e automjeteve, ishin të vendosur 47 iriq të cilët ishin vendosur në mes të rrugës dhe mundësonin bllokimin e rrugës dhe dëmtimin e gomave të automjeteve”.

“Signifikante është koha kur ka ndodhë pasi në ora 08:00 bëhet ndërrimi i patrullave tona që veprojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe pikat e tjera që ndërlidhen me rrugët ilegale të cilat i kemi mbyllur para disa kohe. Su*lmi tjetër ka ndodhë në të njëjtën ditë rreth orës 21:45, njësia e policisë kufitare derisa ka qenë duke u kthyer nga përfundimi i ndërrimit në fshatin Davidofc i cili gjendet tri kilometra larg fshatit Banjë, përkatësisht në vendkalimin kufitar në Bërnjak është su*lmuar me gurë automjeti i patrullës policore kufitare, është dëmtuar automjeti ndërsa nuk ka pasur të lënduar”, tha Mehmeti.

Baby Boo