MEHMEDOVIQ: Na duhen edhe 200 punësime në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup


Në shtator në Shtëpinë e Shëndetit – Shkup do të punësohen 40 njerëz, para së gjithash mjek. Por nevojiten më së paku 200 punësime për momentin që të ketë shërbim cilësor shëndetësorë, thotë mjeku Zllate Mehmedoviq, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit-Shkup në intervistën për REL.

“Punësimet në fazën e parë do të mbulojnë gjitha zbrazëtirat e krijuara viteve të kalura me derdhjen e kuadrove nga Shtëpia e Shëndetit dhe në këtë mënyrë do të mblulojmë vetëm nevojat iniciale të Shtëpisë. Më tej do të bisedojmë për punësimet e nevojshme që do ta ngrejnë cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shtëpinë”, ka thënë Mehmedoviq.