Mehmedi: LSDM përmes koalicionit me BESËN tenton ruajtjen e votës së shqiptarëve


Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi thotë se LSDM-ja nuk do të gjejë tek shqiptarë mbështetje më të madhe se në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Përkundrazi, thotë ai, frika nga humbja e votave që shqiptarët ia dhanë LSDM-së në vitin 2016 e ka shtyrë bëjë koalicion me parti shqiptare. Sipas tij, koalicioni me Lëvizjen BESA synon ruajtjen e votës së shqiptarëve. Mehmedi theksoi se ASH ishte faktori që përcaktoi ndryshimin dhe rrugëtimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Ai drejtoi kritika në adresë të BDI duke thënë se kjo parti do të humbet zgjedhjet dhe se do të vjen ndryshimi edhe tek shqiptarët në Maqedoni.

Baby Boo