Mehaj nga Rugova: U realizua me sukses operacioni për shuarjen e zj*arreve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në bashkëpunim të të gjitha njësiteve përkatëse është realizuar me sukses operacioni për lokalizimin dhe shuarjen e zj*arreve në zonën e Shtupeqit në Rugovë.
Kështu ka bërë të ditur Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Baby Boo

“Që nga dje dhe pa ndërprerë edhe gjatë natës dhe ditës së sotme, njësitet e FSK-së në koordinim dhe bashkëveprim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it, njësitet e zj*arrëfikjes së komunave të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Klinës dhe Junikut si dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zja*rreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës”, ka shkruar ai.

Ai ka ftuar “banorët e zonës përkatëse por edhe zonave e rajoneve tjera kudo në vend, që mos të shqetësohen, dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zja*rreve të njoftojnë menjëherë autoritetet lokale dhe mbështetja dhe reagimi ynë do të jetë i menjëhershëm me të gjitha kapacitetet në dispozicion. “