Mediumi norvegjez: Ministri i ri i Kosovës është shtetas norvegjez


Qeveria e re Kurti, ditë më parë emëroi ministrin e ri të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka edhe shtetësi norvegjeze, transmeton albinfo.ch.
Mehaj ka marrë zyrtarisht detyrën në një ceremoni të martën pasdite, tha për NTB-në zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Ibrahim Shala.

Mehaj është me origjinë nga Kosova, por ka jetuar dhe punuar në Oslo, shkruan mediumi norvegjez, “Document.no”.
Ai ka shtetësi norvegjeze dhe atë të Kosovës, informon edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Siri R. Svendsen.
Nga viti 1999, Mehaj ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura të Norvegjisë dhe ka marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse në vendlindje Kosovë, si dhe në Irak, Afganistan dhe Çad.

Ndryshe, Qeveria e kryeministrit të krahut të majtë, Albin Kurti, i cili drejton partinë Vetëvendosje (Vetëvendosje), mori besimin e 67 votave, gjersa kundër votuan 30.
Kur Kurti prezantoi qeverinë e tij, ai premtoi të vaksinojë 60 për qind të popullsisë, shkruan më tutje mediumi.
Kosova, ende është duke ‘luftuar’ për të siguruar vaksina për 1.8 milion banorët e saj.

Baby Boo