Mediumi kroat zbardh “megamashtrimin”: Kosova në vend të verërave shet “sheqer e ujë”


Në vend të rrushit – sheqer e ujë”, nis shkrimin “vecernji list” në Kroaci për një “megamashtrim” që raportohet se u ka ndodhur klientëve kroatë me verëra të eksportuara nga Kosova.

Sipas raportimit të së martës, 80 për qind e mostrave të analizuara të verërave nga Kosova kanë rezultuar të falsifikuara në testimet e sivjetme.

“Vecernji list” ka raportuar se nga 84 mostra të testuara sivjet, 14 ishin analizuar për izotope stabile.

“Katër mostra u morën nga Kroacia, një nga Italia dhe nëntë nga shtete të treta – pesë nga Kosova, tri nga Maqedonia e Veriut, dhe një nga Bosnja e Hercegovina. Pretendimet që kanë përsëritur prodhuesit tanë të verërave më në fund janë konfirmuar – nga pesë verërat kosovare, katër ishin false. Edhe ajo nga Bosnja e Hercegovina doli të jetë e rreme, siç ishin dy nga Kroacia”, thuhet në shkrimin e mediumit kroat.

Baby Boo