Mediet serbe i bëjnë jehonë reagimit turk për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem


Turqia ka dënuar aktin e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke konsideruar se kjo përbënë shkelje të status quo së Jerusalemit dhe i bënë dëm procesit paqësor, shkruan televizioni serb.
Ministria e jashtme turke ka dë*nuar ashpër vendimi e autoriteteve në Kosovë që të bëjnë hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Ankara konsideron se me këtë rast Prishtina ka shkaktuar dëm dhe ka shkel status quon e Jerusalemit në harmoni me procesin paqësor si dhe vizionin se konflikti duhet të zgjidhet me krijimin e shtetit palestinez.

Ministria turke ka kumtuar se Kosova me hapjen e ambasadës së saj në Jerusalm ka shkelur rezolutën e OKB-së lidhur me statusin e Jerusalemit duke i bërë dëm procesit dhe zgjidhjes së konf*liktit izraelit – palestinez.
“Ftojmë liderët e Kosovës që të përmbahen mendjes së shëndosh dhe të ndalojnë këtë hap jo ligjor dhe të papërgjegjshëm” thuhet në kumtesën e ministrisë së jashtme turke.

Baby Boo