Mediat spanjolle: Messi tradhtoi gruan e tij me një gazetare të sportit, po divorcohet pas 15 vitesh martesë?


Mediat spanjolle kanë shokuar opinionin me pretendimin se Lionel Messi e ka tradhtuar bashkëshorten e tij me gazetaren Sofija Martinez, e cila ndjek nga afër Kombëtaren Argjentinase.

Zërat për një aferë të mundshme filluan pas ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë më pak se një muaj më parë.

Në një video që u bë virale, Messi është parë duke kthyer kokën ndërkohë që një grua përpiqet ta puthë, shkruan Klix.ba.

Gazetat spanjolle “Telecinco” dhe “ABC en 20 minutos” kanë bërë publike këtë lajm dhe pretendojnë se Messi është në prag të divorcit pas 15 vjetësh martesë.

Baby Boo