Mediat serbe: Shqiptarët me ndihmën e NATO-s po përgatiten të marrin Gazivodën të shtunën!


Shqiptarët e Kosovës po përgatiten për të marrë përsipër rezervuarin Gazivoda në veri të Kosovës të shtunën në mëngjes dhe për të parandaluar serbët të mos fitojnë asgjë në Kosovë, shkruan “Blic”.

Sot në orën 13:00 shërbimet e sigurisë në Kosovë do të mbajnë një takim me krerët e qeverisë së atjeshme në mënyrë që të hartojnë detajet e këtij skenari. Me ditë të tëra dhe në mënyrë të planifikuar është dezinformuar për një konflikt të sajuar për të përgatitur terrenin për veprimet e së nesërmes, sipas portalit në fjalë.

Sulmi në veri të Kosovës ka për qëllim për të parandaluar formimin e Asociacionit të Komunave serbe, për të cilën afati skadon nesër, më 4 gusht, dhe për të bërë pozicionin e pafavorshëm negociator serb në negociatat në Bruksel. Ushtria serbe, policia serbe dhe shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri.

Baby Boo