Mediat serbe shkruajnë për Avni Hysenin: Ai ishte i njohur për policinë serbe


Dje në Gllogjan u varros me nderime të lartë ushtarake dhe shtetërore, Avni Hyseni, luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së që ndërroi jetë më 31 dhjetor.

Avni Hyseni ishte i shtrirë në QKUK pasi që ditë më parë kishte pësuar sulm në tru.

Për Avniun ka shkruar edhe mediat serbe.

“Shqiptarët në Kosovë sot qajnë për këtë njeri: Ai ishte i njohur për policinë serbe dhe popullin!”, shkruajnë mediat serbe.

“Shqiptarët e Kosovës sot janë në zi, pas varrimit të Avni Hysenit, ish luftëtarit të UÇK-së dhe UÇPMB-së. Ai është varrosur në Gllogjan, kurse ditët e fundit të jetës i kaloi në Qendrën Klinkike në Prishtinë, pasi që pësoi sulm në tru”, theksojnë tutje mediat serbe.

Baby Boo