Mediat serbe: SHBA-ja dëshiron ta shtyjë Serbinë drejt NATO-s


Personat publikë serbë do të përpiqen ta ndryshojnë fotografinë negative në Serbi për Aleancën ushtarake perëndimore.
Përfaqësuesit e Ambasadës amerikane dhe të NATO-s në Serbi kanë intensifikuar aktivitetet e tyre në afrimin e Serbisë me Aleancën ushtarake perëndimore, dhe kurora e këtyre pretendimeve duhet të jetë krijimi i “Klubit 100” në të cilin do të hynin profesorë universitarë dhe persona publikë me qëllim të nxisin braktisjen e kursit “neutral” të gjertanishëm të Serbisë, shkruan gazeta beogradase “Novosti”.

Sipas burimeve të “informuara mirë” të gazetës, sekretari i dytë në ambasadën e SHBA në Beograd Jon Bowermaster kohë më parë ka konfirmuar se kah mesi i shtatorit do të mblidhet në Frushka Gora një grup i profesorëve për përgatitje dhe edukim për popullarizim të NATO-s, transmeton Insajderi.com.

Pasi Bowermaster po e lë funksionin, plani është që projektin të cilin ai e ka nisur ta përfundojë pasardhësi i tij John Raderford. Esenca është që bashkë me punën propaganduese të forcohen aktivitetet operative në terren.

Ky aksioni i gjerë mbështetet në strategjinë globale të Perëndimit në eliminimin e ndikimit malinj të Rusisë në Ballkan, ndërsa zona kyçe e veprimit të përforcuar propagandues është pikërisht Serbia, por edhe Republika Serbe, në të cilën agjentët e Aleancës dhe të shërbimeve perëndimore kanë për detyrë të këpusin lidhjen e fortë të Milorad Dodikut me Kremlinin.

Baby Boo