Mediat serbe e “gjejnë” lëndën për të cilën Haradinaj po intervistohet në Hagë


Mediat e afërta me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, tashmë kanë filluar të propagandojnë rreth asaj se për çfarë po intervistohet Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale.

‘Blici’ serb i thirrur në burimet e veta spekulon se ‘Haradinaj po merret në pyetje nga Haga për rastin e “Shtëpisë së Verdhë”, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij mediumi, hetimet lidhur me këtë rast i kanë kryer disa hetues amerikanë, duke përmendur edhe inicialet e njërit prej tyre si D.L., të cilin ‘Blici’ spekulon se e ka kontaktuar.

Megjithatë, thotë se prokurori amerikan D.L. më pas ishte rekrutuar nga shërbimi sekret shqiptar, i cili pastaj, sipas ‘Blicit’, kishte penguar edhe hetimet lidhur me rastin.

“Amerikanët kanë zbuluar katër lokacione të dyshuara për varreza masive në Shqipëri. Me të dhënat e kaluara dhe dëshmitë e shqiptarëve, gjithashtu është bërë edhe hetim nga ana e Dick Martyt”, thotë ky burim i ‘Blicit’.

Sipas këtij mediumi të afërt me Vuçiqin, në këtë rast janë të përfshirë edhe një grup ushtarësh dhe komandantësh.

Gazeta serbe shkruan se “çmimi për shitjen e organeve ka shkuar nga 25 mijë marka deri në 100 mijë”.

Sipas saj, me hetimet lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” është marrë UNMIK-u që nga viti 2003.

Megjithatë, anash spekulimeve të mediave serbe, ende nuk dihet se për çfarë do të merret në pyetje Ramush Haradinaj nga prokurorët e Gjykatës Speciale të Hagës.

Ai është duke u intervistuar sot si i dyshuar.

Baby Boo