MEDIAT GREKE: ZAEV DHE CIPRAS JANË DAKORDUAR PËR EMRIN “MAQEDONIA VERIORE”

Republika Veriore e Maqedonisë është emri për të cilin janë dakorduar të dy kryeministrat, ndërsa marrëveshja në mes dy vendeve, Zaev dhe Cipras do ta nënshkruajnë gjatë kësaj fundjave, me shumë gjasa të shtunën në Prespë, në territorin grek, njoftojnë mediat greke.

Baby Boo

“Çështja e Shkupit një hap drejt zgjidhjes”, “Sot mbyllet çështja e Shkupit”, “Sot është telefonata kryesore”, “Maqedonia Veriore është emri i dakorduar”, janë disa nga titujt e mediave greke, lidhur me bisedësn telefonike të paralajmëruar që sot të ndodh ndërmjet kryeministrit Zaev dhe Cipras.

Siç informon korrespodenti i AIM-së nga Athina, sipas informacioneve në Greqi, nëse sot arrihet marrëveshje, pritet që kryeministri grek të njoftojë, së pari presidentin e shtetit të Greqisë, ndërsa pastaj edhe liderët partiak.

Sipas mediave greke, nëse arrihet marrëveshje eventuale të dy kryeministrat, Zaev dhe Cipras, gjatë vikendit, me siguri ditën e shtunë do të takohen në Prespë, në territorin grek dhe ta zyrtarizojnë marrëveshjen.