Mediat greke për marrëveshjen, konflikti historik mes dy vendeve si “fuçi baroti”


“Poker në BE për emrin e ri të Maqedonisë”. Kështu e nis artikullin gazeta greke KATHIMERINI duke vazhduar se 48 orët e ardhshme do të përcaktojnë nëse kryeministri Zoran Zaev do të bindë bashkatdhetarët e tij për të votuar në referendum. Ndërkohë Bundestagu gjerman vendosi të mbështesë një kandidaturë të mundshme të Maqedonisë në BE, duke theksuar se kjo duhet të bëhet në kushte shumë të rrepta.

Maqedonia dhe Shqipëria besojnë tek e ardhmja në BE është një tjetër titull i gazetës greke TA NEA. “Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për çështjet e Punëve të Jashtme e cilësoi “mbresëlënës” progresin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa në gazetën greke I EFIMERIDA shkruhet “Qytetarët reagojnë për marrëveshjen e emrit të ri për Maqedoninë”. Më tej ky artikull vazhdon “Reagimet e qytetarëve për marrëveshjen e nënshkruar midis Athinës dhe Shkupit po vazhdojnë, është planifikuar edhe protestë e re për Maqedoninë në Selanik, vazhdon në artikullin e saj kjo gazetë.

“Maqedonia Veriore: Çfarë humbasin dhe çfarë fitojnë nga marrëveshja?”, është një analizë që ka shkruar media STAR.GR . Profesori për Politikat Ndërkombëtare në Universitetin Panteion, Kristodulos dhe Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Politikë të Jashtme Angelos Syrigos, theksojnë se Kombi i Maqedonisë nuk ndryshon, gjithashtu nuk kanë ndryshuar gjuhën e tyre, e vetmja gjë që ndryshoi është emri i shtetit në Maqedoni Veriore. Marrëveshja tenton t’i japë fund një konflikti historik mes dy vendeve fqinje që konsiderohet si “fuçi baroti” në Ballkan. Në të njëjtën kohë, ajo ka shkaktuar reagime të mëdha në opinionin publik dhe opozita greke, sidomos në pjesën e nacionalitetit “maqedonas” dhe gjuhës.

Së fundmi gazeta Thema shkruan se më shumë se 3,000 protestues u mblodhën në protestën kundër marrëveshjes së Prespës në emër të Shkupit. Protestuesit kënduan himnin kombëtar dhe bënë thirrje dhe slogane kundër qeverisë SYRIZA-ANEL dhe udhëheqësve të tyre politikë, por edhe kundër kryetarit të Selanikut, Yiannis Boutaris dhe qytetarëve të IRJM-së. /tv21/

Baby Boo