Mediat greke për mandatin e ndarë Zaevit


Zaevi e mori mandatin që të formojë qeveri Maqedoni e Veriut
Te Zaevi mandati për formimin e qeverisë janë disa nga titujt në edicionet onlajn të mediave greke, të cilat e transmetojnë tekstin e publikuar nga agjencia greke e lajmeve ANA MPA për mandatin e besuar Zoran Zaevit për formimin e qeverisë.

ANA MPA në tekst transmeton se presidenti Stevo Pendarovski ia ndau mandatin kryetarit të LSDMsë “partisë e cila ishte e para në zgjedhjet e 15 korrikut”. “Zoran Zaevi shfaqi bindje se do të formojë qeveri, për të cilën siç tha do të jetë e qëndrueshme dhe bashkëkohore dhe në tërësi do t’i respektojë tri marrëveshjet kyçe për vendin: Marrëveshjen e Prespës Marrëveshjen e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim dhe Marrëveshjen e Ohrit shkruan ANA MPA. Agjencia greke e lajmeve sqaron se nëse në 20 ditët e ardhshme, Zoran Zaevi nuk arrin të formojë qeveri atëherë presidenti i shtetit do t’ia ndajë mandatin liderit të partisë që ishte e dyta në zgjedhje gjegjësisht Hristian Mickovskit nga VMRO-DPMNE.

Baby Boo