Mediat greke: Ky është shqiptari që vr*u 19-vjeçarin në Selanik


Një djalë i ri 19 vjeç u vra në Selanik të Greqisë të martën. Viktima Alkis Kampanos ishte goditur disa herë me thikë në trup, sipas shtypit vendas.

Por ditën e sotme, mediat greke njoftojnë se policia ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit.

“Protothema” raporton se vrasësi i dyshuar është një shqiptar 23-vjeçar që njihet nga autoritetet greke. Rezulton që 23-vjeçari të jetë skeduar edhe për një rast dhune me tifozët në vitin 2019 dhe konsiderohet si huligan.

Ai u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe duket teksa hyn dhe del në automjetet e tifogrupeve të skuadrës Aris të Selanikut.

Por nuk kanë mjaftuar vetëm kamerat e sigurisë, ka qenë edhe dëshmia e shokut të viktimës që identifikoi shqiptarin, pasi ka qenë së bashku me 19-vjeçarin kur u dhunuan nga shqiptari dhe tifozët e tjerë të konsideruar si huliganë.

Baby Boo