Mediat greke e komentojnë arratisjen e Gruevskit


Statusi i publikuar nga Nikolla Gruevski në profilin e tij të fejsbukut se ndodhet në Budapest ku kërkon azil politik nga autoritetet hungareze, u gjet në mediat greke të cilat e ndjekin rastin me ish kryeministrin e Maqedonisë, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Lajmi gjithashtu ishte pjesë e edicioneve qendrore të lajmeve në televizionet greke, ndërsa gazetarët theksin e vënë në informacionin se Gruevski ka ikur tek Orban.

“Nga kryeministër, refugjatë”, ishte titulli të cilin e zgjodhi televizioni grek “Antena” për të paralajmëruar kronikën e ish kryeministrit të Maqedonisë.

“E kërkuan në Shkup, në Budapest ndodhet ish kryeministri Nikolla Gruevski tek Viktor Orban, i cili asnjëherë nuk e përshëndeti Marrëveshjen e Prespës dhe gjithmonë ishte mik i Gruevskit, njoftoi televizioni grek “Antena” në kronikën ku përmend se Gruevski 10 vite ishte kryeministër, ndërsa është dënuar me dy vite burg.

Gazetari i televizionit grek “Skaj”, kujtoi shikuesit se “Gruevksi, në periudhën derisa ishte kryeministër kishte marrëdhënie të mira me qeverinë e Orbanit”.

Gazeta “Kathimerini”, lajmin për Nikolla Gruevskin e publikoi në ballinë, në tekstin me titull “Gruevski kërkon azil tek Orban”.

“Partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE mban lidhje të ngushta me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili në qershorin e kaluar u deklarua kundër Marrëveshjes së Prespës”, shkruan “Kathimerini”.

Numri më i madh i edicioneve elektronike të mediave greke e morën tekstin me titull “IRJM: Gruevski ndodhet në Hungari, ku kërkon azil politik”, të publikuar nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Baby Boo