MEDIAT E HUAJA PËR REFERENDUMIN, DER SPIEGEL: DËSHTIMI U SHIT SI SUKSES


Gazetat gjermane konstatojnë se edhe krahas angazhimeve të jashtme për përkrahjen e bllokut PRO, referendumi i djeshëm dështoi, ndërsa kryeministri Zaev u befasua nga jehona e daljes së votuesve. Dalja e dobët PËR referendum e “hap” çantën e Eolit mitologjik, duke lëshuar erëra të reja për rajonin dhe për kryeministrin Zaev.

Shumë nga votuesit nuk kanë iluzione, andaj nuk votuan, gjë që flet për një realitet tjetër, për zhgënjimin e qytetarëve nga mënyra e qeverisjes, si nga partia nacionalistee ish kryeministrit Gruevski, ashtu edhe nga partia e socialdemokratit Zaev, i cili sipas mendimit të shumë qytetarëve, nuk ndërmerr masa të mjaftueshme kundër korrupsionit dhe nepotizmit, shkruan gazeta Shpigel.

Tani, Zaev, edhe krahas deklaratës së tij, se shumica e qytetarëve votuan PËR marrëveshjen me Greqinë, me çka po tenton ta ruajë dinjitetin e tij, po përballet me nevojën që për marrëveshjen të votohet në Kuvend me dy të treta, shumicë që tani për tani nuk e ka qeveria e tij, shton Shpigel.

Në komentin e Zidojçe Cajtung, thuhet se starti pozitiv i këtij vendi të Ballkanit drejt Perëndimit, në këtë moment ra në vrimë të thellë, se rezultati është dështim i qeverisë, por edhe fitore e Pirit për opozitën e cila e nënvlerësonte marrëveshjen me Greqinë si kapitulluese dhe punonte për dështimin e saj. Në vitet e ardhshme, Maqedonisë i kërcënohet izolim, shton Zidojçe Cajtung.

Wall street journal nga Amerika vlerëson se jehona e dobët lë hapësirë për rezultate të dyshimtë edhe krahas faktit se votuesit e përkrahën marrëveshjen me shumicë të madhe.

Kjo paraqet goditje për SHBA-të dhe për BE-në të cilët dëshiruan përkrahje të fuqishme nga qytetarët.

Abstenimi i qytetarëve ia vështirësojë punën e kryeministrit Zaev për të siguruar shumicën e nevojshme për ndryshime kushtetuese, andaj ai nuk e përjashtoi mundësinë për zgjedhje të reja. Nju Jork Tajms shkruan se rezultati i votimit është kontradiktor për shkak se edhe dy blloqet shpallën fitore.

Baby Boo