Media greke zbulon se në kazinon e Maqedonisë së Veriut jepen teste negative fals!

ilustrim

Televizioni grek Open TV ka transmetuar një video material për një kazino në Dojran që dyshohet se ka lëshuar certifikata të falsifikuara për COVID-19.
Mediumi pohoi se një kazino afër pikës kufitare në Dojran në territorin maqedonas u ofron vizitorëve të saj teste të rreme negative PCR falas në mënyrë që ata të kthehen të sigurt në Greqi.

Aty ku ofrohet lojrat e fatit, alk*oolit dhe argëtimit 24 orë në ditë, jepen edhe certifikata për PCR test të shpejtë negativ, raportojnë mediat greke.
Sipas televizionit grek “Open”, rastet u zbuluan kur në një ditë nga 45 pasagjerë që iu bënë një test i shpejtë në kufi, 9 rezultuan pozitiv me COVID-19./PaCensurë/

Baby Boo