Me xhirim satelitor në Shkup janë zbuluar 237 defekte në rrjetin e ujësjellësit


Sipas hulumtimeve dhe analizave të fundit të Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” humbja e ujit në Qytetin e Shkupit paraqet rreth 50 për qind. Që të parandalohet apo pakësohet humbja e ujit, është angazhuar edhe kompania izraelite “Jutilis” (Utilis) për xhirim satelitor dhe hartëzimin e të gjitha defekteve në kryeqytet. Deri më tani janë zbuluar 237 defekte të padukshme për syrin të cilat në periudhën në vijim do të sanohen nga shërbimet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Këtë sot në konferencë për shtyp e kumtoi drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Dushko Veskovski. Ai kumtoi se një pjesë e kësaj humbje është reale dhe ka të bëjë me ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra, pastrimin e rrugëve, hidrantet publike dhe çezmet të cilat janë vendosur.

“Ajo pjesë që ne na shqetëson është problemi në sistemin e gypave përçues, përkatësisht probleme të cilat nuk janë të kapshme për syrin, e të cilat realisht paraqesin humbje teknike të ujit. Për atë qëllim para një muaji ne lidhëm kontratë me kompaninë izraelite “Jutilis” (Utilis) e cila është e specializuar për xhrim satelitor dhe hartëzimin e të gjitha defekteve në Qytetin e Shkupit. Faza e parë e punëve është kryer dhe deri më tani tashmë janë gjetur 237 defekte të padukshme për syrin të cilat në periudhën në vijim do të sanohen nga shërbimet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, tha Veskovski.

Me atë, siç tha, jo vetëm që i pakësuam shpenzimet operative të ndërmarrjes publike, por edhe e përmirësuam furnizimin me ujë për banorët e Qytetit të Shkupit. Shtoi se planifikojnë në vitet në vijim humbja e ujit prej 50 të reduktohet në 20-25 prë qind.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov theksoi se qyteti ynë është i vetmi në rajon dhe mes të rrallëve në Evropë ku është kryer xhirimi satelitor i sistemit të ujësjellësit.

Theksoi se xhirimet kanë zgjatur dy javë dhe përparësia e këtij sistemi, siç tha, është që me kohëp do të mund të detektohen dhe tashmë janëd etektuar rrjedhjet e ujit me ndihmë të satelitit. Do të apsojë faza e hartëzimit të plotë dhe me pëas intervenimet në terren në sistem me pka shkurtohet koha për intervenime dhe parandalohen defektet e mundshme mës erioze të sistemit të ujësjellësit.

Lloji i këtillë i xhirimit satelitor për humbjet e ujit për herë të parë po zbatohet në Republikën e Maqedonisë. Xhirimi është dnarë në dy faza, faza e parë kushton 2,5 milionë denarë, ndërsa e dyta 3,5 milionë denarë. Faza e dytë duhet të përfundojë për rerth një muaj e gjysmë.

Baby Boo