Me veturë në mes të Vjenës lëshojnë krisma mitralozësh dhe ezanin, shqetësohen e reagojnë qytetarët


Mëngjesin e së dielës, në rrugët e Vjenës ka qarkulluar një veturë e cila ka lëshuar një audio ku dëgjohen të shtëna ar*mësh nga një altoparlant e më pas edhe ezani. Polica e Vjenës ka deklaruar se ky lloj tubimi ishte lajmëruar. Në rrjetin social Twitter është shpërndarë një video ku përmes altoparlantit të një veture dëgjohen të shtëna ar*mësh e më pas edhe ezani. Banorët e Vjenës janë shqetësuar nga kjo që kanë parë në rrugët e qytetit dhe i kanë kërkuar sqarim Policisë.

“Çfarë po ndodh atje? Të Dielën në mëngjes një makinë me mbrojtjen e policisë lëviz nëpër rrethin e 8-të dhe luan të shtëna me zë të lartë nga një altoparlant dhe më pas myslimanët thërrasin për lutje. Përmes një muezini. A ka ndonjë shpjegim për këtë? Provokim?” kanë shkruar qytetarët në videon që kanë shpërndarë në Twitter.
Përmes Twitter’it, Policia e Vjenës ka deklaruar se ky tubim është lajmëruar.

Policia thotë se personat që e kishin lajmëruar tubimin kishin deklaruar se zmadhuesit e zërit do të përdoren cetëm për të luajtur muzikë orientale.

”Këtë mëngjes ishte një takim në # Josefstadt. Kuptohet kjo shkaktoi një trazim moskuptim dhe refuzim. Ne duam të shpjegojmë sa vijon: Ky tubim u regjistrua për sot nga ora 9 e mëngjesit deri në 10 e mëngjesit me dhjetë persona nën titullin “Tolerancë dhe Diversitet”. Në kohën e njoftimit të takimit nuk kishte asnjë arsye për ndalim. Para se të nisej tubimi personi përgjegjës deklaroi se folësit përdoren vetëm për të luajtur muzikë orientale” thuhet në deklaratën e Policisë.

Tutje Policia ka bërë të ditur se pas dëgjimit të zërave të mitralozëve janë ndërmarrë masa përfshirë këtu edhe hetimet për prishje të qetësisë publike dhe dyshime të përhapjes së gjuhës së urrejtjes.

Baby Boo