ME VD: Shoferi e përplas dhe ikën, e moshuara greke në gjendje kritike për jetën


Një grua e moshuar, rreth 80 vjeç, u përplas me forcë nga një makinë në rrugën Agion Panton, në Selanik, pasditen e djeshme. Shoferi nuk ndaloi por e braktisi teksa u largua me nxitim me makinë.
Siç shihet në videon e publikuar në Protothema, e moshuara u përpoq të kalonte rrugën nga një pjesë ku nuk ka kalim. Më pas një makinë ngjyrë blu e errët, që lëvizte në drejtim të Manastirit, goditi rëndë gruan fatkeqe dhe më pas shtoi shpejtësinë dhe u largua në një drejtim të panjohur.

“Isha në dyqanin tim kur dëgjova një zhurmë shumë të madhe, sikur të ishin përplasur dy makina. Pashë një grua të rënë në rrugë. Nuk kisha kohë për të parë makinën. kalimtarët menjëherë nxituan për të ndihmuar dhe thorrëm policinë“, tha një dëshmitar.

Gruaja u transportua në spitalin Papanikolaou ku po trajtohet me intubim në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Gjendja shëndetësore e të moshuarë është kritike pasi ajo ka dëmtime të shumta në kokë dhe trup. Policia ka nisur një kërkim për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili goditi të moshuarën dhe e braktisi.

Baby Boo