Me tre plumba, vritet para ndeshjes me Sampdorian lideri i ultrasve të Interit


Vittorio Boiocchi kreu i ultrasve i Interit, u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Figino, zonë periferike e Milanos.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Boiocchi u qëllua në gjoks me tre plumba në via Fratelli Zanzottera, jo shumë larg shtëpisë së tij.

Ai vdiq pak momente pasi u dërgua në spital, për shkak të plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur pak momente para ndeshjes Inter-Sampdoria në stadiumin San Siro. Me të dëgjuar lajmin për vdekjen e Boiocchi-t, Curva Nord e Inter hoqi pankartat dhe pushoi së kënduari kore, si dhe një pjesë u largua nga stadiumi.

Boiocchi ishte një emër i njohur për policinë pasi kishte disa akuza ndër vite: grabitje, trafik droge dhe rrëmbim. Ai kishte kaluar mbi 26 vjet në burg, herën e fundit që u arrestua ishte viti 2021.

Baby Boo