ME SYTË E NXIRË, RRIHET BARBARISHT ISH KREU I FREESH (FOTO)


Dhunohet Juxhin Çela, ish kreu i Forumit Rinor EuroSocialist Shqiptar. Çela është rrahur nga një grup të rinjsh pasi ka tentuar të mbrojë një grua.

Lajmin e bën të ditur vetë ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa ndan edhe foton ku shfaqet i dëmtuar në fytyrë.

Postimi i plotë:

Dje pak para mesnate shikoj nje grua ne moshe qe po konfliktohej me nje grup te rinjsh te cilet e rrezuan ne toke pas perplasjes verbale, instiktivisht sapo perballem me kete skene perpara meje menjehere vrapoj per te ndihmuar gruan ne nevoje dhe ndare palet e perfshira ne konflikt, por nje i mitur shqiptar aty kishte doreze hekuri dhe me goditi.

Ndjej se bera aktin e duhur pertej se familjet qe nuk edukojne femijet e tyre me vlerat bazike per te jetuar ne komunitet jane nje realitet dhe kjo do me sjelli 10 dite me regjim shtrati.

Kete sqarim e bej per te shmangur telefonin e prishur, faleminderit kujtdo qe me ka uruar sherim.

Baby Boo