Më shumë gra sipërmarrëse në sektorin privat!


Nga viti në vit vërehet një rritje i numrit të femrave sipërmarrëse në kompanitë private në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë. Është një dukuri për tu përshëndetur sidomos në situata kur të rralla janë femrat që udhëheqin në institucionet lokale dhe qendrore që veprojnë në komunën e Dibrës. Poashtu kur flasim për pozitën e femrës në këto dy komuna, ata ende nuk kanë siguruar një përqindje të nevojshme edhe në jetën politike.

Të dhënat të Njësisë të Regjistrit qendror në Dibër thonë se nga numri i përgjithshëm i firmave respektivisht subjekteve afariste të regjistruara në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, afro 25 për qind janë të udhëhequra nga femrat. Sipas burimit të njëjtë në këto dy komuna veprojnë 350 firma me kapital privat dhe viteve të fundit dukshëm është rritur numri i femrave të cilat udhëhiqen nga gratë. Sipas Regjistrit qendror dukuria e rritjes së femrave që udhëheqin firmat sidomos është prezent pesë vitet e fundit.

Gratë sipërmarrëse me sukses udhëheqin subjektet ekonomike, private, etj. Dibrania Anita Duraku është një ndër femrat e suksesshme që udhëheq një kompani tregtare. Ajo thotë se pa probleme udhëheq këtë kompani e cila ka sukses në tregun lokal. Sipas saj, femrat mund të jenë sipërmarrëse të suksesshme ashtu siç janë edhe meshkujt. Gëzon fakti se nga dita në ditë rritet numri i femrave edhe në komunën e Dibrës të cilat me sukses realizojnë angazhimet e tyre si sipërmarrëse. Si shembull i mirë në udhëheqjen e femrave si sipërmarrëse para disa viteve në Dibër ishte edhe Shresa Capa, drejtore ekzekutive e Banjave të Dibrës Capa.

Ajo vite me radhë me një sukses të madh udhëhoqi ndërmarrjen Banjat e Dibrës Capa e cila tani më është e njohur jo vetëm në vend por edhe në nivel evropian. Dibrania Shpresa Capa disa herë u shpall edhe menaxhere ndër 100 më të mira në vendin tonë.
Deri sa ka një rritje të numrit të femrave të cilat janë sipërmarrëse në kompanitë private në institucionet lokale dhe shtetërore që veprojnë në Dibër situata është krejt ndryshe. Në institucionet që veprojnë në Dibër janë të rralla femrat të cilat janë në vendet udhëheqëse. Problemi në fjalë është debatuar shpeshherë edhe në nivele lokale por edhe partiake.

Dibra posedon femra intelektuale të shkolluara që faktikisht duhet t’ju mundësohen më shumë vende udhëheqëse në komunën e Dibrës. Edhe në udhëheqësitë e partive politike ka një laramani sa u takon prezencës së tyre në udhëheqësit partiake. Ka degë të partive politike në të cilët femrat janë prezent, por ka degë të partive politike në të cilët të rralla janë femrat. Aktualisht në Këshillin e rij të komunës Dibër nga 15 këshilltarë, katër janë femra, që do të thotë në këshillin e rij ka një përqindje korrekte të prezencës të femrave dibrane. (koha.mk)

Baby Boo