Më shumë gjysma e banorëve të Sellcës, të infektuar me koronavirus


Në fshatin Sellcë të Komunës së Tetovës, mësimi me prezencë fizike për një pjesë të nxënësve nuk ka nisur ende. Më shumë se gjysma e banorëve janë të infektuar me virusin korona. Një pjesë e nxënësve janë në izolim ndërsa një pjesë e prindërve, me qëllim nuk i çojnë fëmijët e tyre në shkollë nga frika e infektimit me virusin korona. Kërkojnë prolongim të procesit mësimor me prezencë fizike për të paktën dy javë, sepse situata në fshatin e tyre paraqitet tejet e rëndë.

“Fëmijët e vegjël nuk duhet të futën në shkollë. Të vegjlit nuk dinë të mbrohen vetë”
“Duhet të pauzojnë të kaloj kjo gjëmë, një muaj pastaj le ta vazhdojnë një muaj më shumë në fund të vitit”.
“Bazuar në situatën që na ka ndodh është pak frikë. Megjithatë duhet pasur kujdes prindërit fëmijët por edhe arsimtarët. Është mirë të ketë një ndalesë për fëmijët, të paktën dy javë të bëhet njëfarë kujdesi deri sa të stabilizohet gjendja. Sepse jemi në gjendje kritike”.

Por drejtoresha e shkollës, Miribane Abdiu iu bëri thirrje prindërve që t’i çojnë fëmijët në shkollë. Sipas saj në shkollë respektohen protokollet shëndetësore.
Në shkollën tonë respektohen gjitha protokollet dhe apeloj prindërit që t’i sjellin fëmijët në shkollë,. Shkolla dezinfektohet mundohemi të mbajmë distancën dhe gjithçka është në rregull”, tha Miribane Abdiu. Drejtoreshë e SH.F “Rilindja” Sellcë.

Në këtë fshat shumica e banorëve nuk janë të vaksinuar. Ata kërkojnë nga Shtëpia e Shëndetit një pikë mobile për vaksinim.
“Ka plot që e kanë marrë por ka edhe që nuk e kanë marrë vaksinën, se këtu në ambulantën tonë vetëm një herë ka qenë mjeku për të dhënë vaksinën. Duhej më shpesh të vij, jo vetëm në Tetovë tek ata tollovijat dhe pastaj e kemi marrë virusin, normal që e kemi marrë atje”.

“S’është keq me e marr vaksinën se është një mbrojtje ajo”.
Në Sellcë është i lartë edhe numri i viktimave nga Covid-19. Madje një javë më parë në këtë fshat u shënua viktima më e re nga Covid-19, një vajzë 15 vjeçe.

Baby Boo