Me shpejtësi të madhe përplasen kokë më kokë veturat, humbin jetën 3 persona nga Maqedonia


Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e Pashkëve në Ponte Verde në Nizza Monferrato (Asti), në rrugën provinciale.

Viktimat janë një 23-vjeçar nga Asti dhe tre 30-vjeçarë maqedonas me banim në zonën e Astit.

Përplasja kokë më kokë e dy makinave e cila ishte tejet e fuqishme, ka sjellë vdekjen e menjëhershme të katër personave. 23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut, rezidentë në zonë ndodheshin në mjetin tjetër.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 22:00, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, në Ponte Verde, Nizza Monferrato. I gjithë asfalti i rrugës provinciale ishte i mbuluar me xhama të thyer dhe pjesë makinash, çka tregonte forcën e përplasjes.

Baby Boo