Më së shumti borë në Kodër të Diellit, më ftohtë në Berovë dhe Strumicë


Në Kodër të Diellit sot në mëngjes në orën 7:00 ka shtresë më të madhe të borës prej 44 centimetrave. Me pesë gradë nën zero, më ftohtë është në Berovë dhe Strumicë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në Hanet e Mavrovës ka 21 cm borë, nëntë në Krushevë, gjashtë në Gjurishte, pesë centimetra në Kriva Pallankë dhe Pozharan, katër në Tetovë, tre cm borë janë matur në Shkup – Petrovec, dy cm në stacionin matës Shkup – “Zajçev Rid” dhe një cm shtresë bore ka në Vinicë dhe Kumanovë.

Gjashtë litra në metër katror shtresë uji në 24 orë janë matur në Ohër, pesë në Tetovë, katër në Kriva Pallankë, tre në Pozharan dhe Krushevë dhe një litër në metër katror në GJurishte, Vinicë dhe Kumanovë.

Përveç në Strumicë dhe Berovë, ku janë matur -5, temperatura nën zero sot në mëngjes ka edhe në Shkup-Petrovec dhe Gjevgjeli (-4), tre gradë nën zero në Demir Kapi, -2 në Shkup – “Zajçev Rid”, Manastir dhe Shtip dhe -1 gradë në Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, VInicë, Kumanovë dhe Krushevë. Në Dojran janë matur 0 gradë, dy në Ohër dhe tre gradë në Pretor.

DPHM kumtoi se në orët e natës në pjesët perëndimore dhe veriore filluan reshje të cilat ishin kryesisht me borë, vetëm në pjesët jugperëndimore pati reshje të kohëpaskohshme të shiut. Fryu erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Për sot paralajmëroi mot me vranësira dhe më të ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme të borës, posaçërisht paradite. Reshjet më gjatë do të përqendrohen dhe do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore. Çdokund do të formohet shtresë e re bore, përveç në rrjedhën e poshtme të Vardarit.

Për shkak të temperaturave të ulëta, do të ketë dukuri të ngricave. Do të fryjë erë e matur, përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Nga fundi i ditës reshjet do të ndalen, ndërsa në pjesët lindore vranësirat do të pakësohen. temperatura maksimale do të arrijë prej -2 deri 5 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të borës, posaçërisht paradite. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Nga fundi i ditës vranësirat do të pakësohen. Temperatura maksimale në kryeqytet do të arrijë 2 gradë.

Share

Baby Boo