Me “Range Roverin” e MPB-së në pushim ka shkuar vajza e këtij funksioneri të lartë të MPB-së


Derisa Ministria e Brendshme po heton rastin për përdorimin e një automjeti zyrtar për qëllime private, NetPres ka mësuar nga burimet se vetura zyrtare e MPB-së marka “Range Rover Discovery Sport” aktualisht është në Greqi duke u vozitur nga bija e një funskioneri të lartë të MPB-së, transmeton Pa Censurë.

Sipas burimit, vozitësja është vajza e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSP), Lazo Velkovski, i cila së bashku me katër vajza të tjera me automjetin zyrtar të babait të saj kanë shkuar në kampin “Euridiki” në Greqi.

Lidhur me këtë rast dje, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se se dje dhe të premten makina ishte në Shkup.

-Lidhur me artikujt për përdorimin e automjetit zyrtar të Ministrisë së Brendshme ju informojmë se automjeti i përmendur është në pronësi të Ministrisë së Brendshme dhe drejtohet nga një person i autorizuar i punësuar nga Ministria e Brendshme. Makina dje dhe sot është në Shkup – shkruhej në reagimin e djeshëm nga Ministria.

Baby Boo