“Më paralajmëroi me mesazh”- Ja çfarë deklaroi ish e dashura e gjakovarit që tentoi t’i jap fund jetës


Një burrë në Gjakovë sot ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar kimikate higjienike.
Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka konfirmuar se sonte rreth orës 18:30 minuta nga emergjenca e spitalit rajonal “Isa Grezda” Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informate se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasoje e konsumimit te kimikateve higjienike, duke tentuar te vetëvr*itet.

Ai thotë se patrulla ka shkuar në spital ku ka takuar vik*timën i cili ishte në gjendje stabile si dhe dëshmitaren e lartëcekur me të cilen viktima ishte në lidhje dashurie.

“Nga biseda është mësuar se vi*ktima aktin e tentim vetëvr*asjes e kishte paralajmëruar me një mesazh te njëjtën e cila me pas e ka gjetur vik*timën në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Sipas viktimës këtë përpjekje ai e ka ndërmarrë pasi i kishte prishur raportet me të njëjtën. Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar. Gjendja e vi*ktimës vazhdon të mbetet stabile si dhe i njëjti ndodhet nën përkujdesjen e mjekeve”, thotë Gjurkaj.
Ai thotë se rasti është nën hetime.

Baby Boo