‘Me një të lëpirë të gishtit imami ia kthen shikimin një plaku të verbër’ – Policia saudite e arreston për mashtrim


Një mulla kurd u arrestua nga autoritetet saudite të martën për organizimin e shërimit hyjnor të një të verbri, dy ditë pasi njoftoi se kishte lënë rajonin e Kurdistanit për të kërkuar ushtrimin e lirshëm të zanatit të tij në Arabinë Saudite.
Mullah Ali Kalak, ndryshe i njohur si Mala Ali Kurdistani, ka ngjallur polemika përmes videove të cilat pohohet se i shëron njerëzit e sëmurë, të pushtuar nga djalli dhe ata me aftësi të kufizuara duke përdorur vargje kuranore.

Kalak publikoi një video në Facebook të dielën në të cilën ai me sa duket shëron një burrë të moshuar në qytetin e shenjtë Saudit të Medinës, i cili pretendon se ka qenë i verbër për dhjetë vjet. Mulla lëpinë gishtin tregues me gjuhën e tij dhe e vendos atë në të dy sytë e burrit, përpara se të lexojë një varg nga Kurani. Disa sekonda më vonë, i moshuari pretendon se i është rikthyer shikimi.
Ai u arrestua menjëherë pas publikimit të videos. Policia e Medinës i tha TV Rudaw që arrestoi Mulla Aliun për “trafikim të pakistanezëve”, në referim ndaj burrit që u shfaq në video, “dhe duke pretenduar se ai i shëron ata”.

Arrestime të tilla për mashtrim të janë bërë edhe më herët nga policia e Medinës, e cila tha se më parë arrestoi një irakian 50-vjeçar në xhaminë e shenjtë të qytetit për mashtrim.
Kalak tha se ai ishte vendosur përgjithmonë në rajonin e Gjirit, pasi ishte në shënjestër nga autoritetet Kurde.
Qendra e shërimit që ai drejtoi në vendlindjen e tij në Kalak, 40 kilometra larg nga Erbil, u mbyll në mënyrë të përsëritur, tha një zyrtar i KRG për Rudaw.

“Ata na respektojnë në të gjitha vendet. Unë e dua vendin tim. Unë kam një shkencë të cilën dua ta marr kudo në botë. Dua t’u mësoj të gjithëve
(për shërimin e njerëzve përmes Kuranit të Shenjtë])”, tha ai në video.
“Kurdistani nuk është i interesuar për shkencën,” tha ai në video, duke pohuar se njerëz si ai arrestohen në Rajonin e Kurdistanit, por nderohen dhe shpërblehen në vendet e tjera.

Baby Boo