Me në fund flet Infantino, pas skandalitt të FIFA’së që u zbulua nga mediat


Kryetari i FIFA’së, Gianni Infantino ka insistuar se ata “duhet të punojnë për ta parandaluar Super Ligën dhe se ai nuk ka mbuluar gabimet financiare të Manchester Cityt apo Paris Saint-Germainit”.

Football Leaks pretendon se Juventus, Milan, Inter dhe Roma janë disa nga klubet që janë duke negociuar për ta formuar një Super Ligë, derisa ka akuzuar UEFA’në që ka ndihmuar PSG’në dhe City’in për t’i shmangur shkeljen e rregullës së Fer Playt Financiar kur Infantino ende ishte sekretar i përgjithshëm.

“Kurrë nuk kam biseduar me Donald Trump për ti kërkuar atij që ta organizoi Botërorin në Amerikën e Veriore dhe jo në Marok”, tha ai për Gazzetta dello Sport.

“Kam folur me të vetëm pas votës në gusht. Kjo është është po ashtu një gënjështër. Madje nuk ka asnjë masë të keqbërjes apo shkelje të kësaj rregulloreje”.

“Nuk ka asgjë këtu, vetëm së FIFA ka ndryshuar totalisht nga e kaluara. Unë jam djalë i një imigranti italian dhe jam duke e ndryshuar FIFA’në. Ndoshta dikujt nuk janë duke i pëlqyer ndryshimet”.

“Botërori 2026 është përcaktuar me një votë shumë demokratike dhe transparente para tërë botës, me disa rregulla që janë caktuar që në fillim. Më është dashur që ti rezistoi presionin të atyre të cilët dëshironin ti ktheheshin metodës së vjetër të votimit”.

“FFP? Jam president i FIFA’së. Isha sekretar gjeneral i UEFA’së. Qëllimi im ishte ti ndihmoja klubet, jo ti shkatërroja ata”.

“Jam takuar me PSG, City dhe disa klube të tjera për të arritur të “vendime”, marrëveshje, por në fund vendimi gjithmonë i takonte panelëve të gjyqtarëve, jo mua”.

“Nuk i kisha as mjetët për ta ndryshuar këtë gjë në tabelë. Përveç kësaj, City dhe PSG janë dënuar më 20 milionë euro”.

“Jo vetëm ata. Nga 30 klube, vetëm dy janë përjashtuar: Milan, të cilën CAS e riktheu dhe një skuadër ruse”.

“Kur dikush flet për favorizimi, ata e kanë gabim: klubet e ‘vogla’ janë dënuar sepse ata nuk kanë paguar borxzhet e tyre apo rrogat, e cila gjë është shumë serioze”.

“Ne po ashtu kemi punuar për ta parandaluar Super Ligën, po ashtu edhe turnetë në verë në Amerikë apo diku tjetër në botë që mund të kishte dërguar të SuperLiga”.

“Me Botërorin e FIFA’së për Klube, do të këtë solidaritet më të madh dhe shpërndarje. Në mars ne do të shohim çfarë do të ndodh”.

“Gjithmonë përpiqem që të arrijë të një marrëveshje, por nëse ato nuk janë të mundshme atëherë do të vendos shumica, siç ndodh në demokraci”.

“Botërori më 48 skuadra do të mbahet nga viti 2026, por nëse do të është e mundshme që në Qatar do të shikojmë që ta rrisim atë, nëse nuk mundemi vazhdojmë njëjtë”.

“Ne kemi katërfishuar investimet për federatat, po ashtu kemi rritur qarkullimin dhe rezervat. Të gjitha pagesat janë të audituara”.

“Pse ata që bëjnë pyetje të caktuara nuk pyesin se ku kanë shkuar paratë e vjetra të FIFA’së? Kishte shumë nga to, por ne nuk e dimë…”.

“Në një periudhë 10 vjeçare, njerëzit do të pyesim pse kemi filluar të përdorim VAR. FIFA i tha “jo” propozimit spanjoll që disa ndeshje të luhen jashtë sepse ne besojmë se kjo nuk do të sillte kënaqësi për ndeshjet të Premier Ligës”.

“Superkupa është e ndryshme pasi që është një garë më pak e rëndësishme”.

Baby Boo