Më në fund edhe Premier Liga angleze tregoi datën për rifillim


Qeveria britanike ka dhënë dritën jeshile për rifillimin e Premier League. Fundjavë e 12 qershorit do të shënojë zbritjen në fushë të kampionatit më prestigjioz evropian.

Një lajm fantastik që pritej prej kohësh, pasi u ndal nga Pandemia e koronavirusit. Zyrtarizimi do të bëhet këtë pasdite në një mbledhje të drejtuesve të Premier League. Për të hequr dorë nga projekti i “Rinisjes” duhen të paktën 14 vota nga 20.

Sipas “The Telegraph”, 8 klube kanë kundërshtuar planin e rinisjes së kampionatit. Përveç dyshimeve të drejtuesve të lartë, ka shumë futbollistë që janë kundër për të luajtur sërish për shkak të pandemisë.

Baby Boo