Më në fund, bëhen gjetjet e para të aeroplanit të futbollistit Sala


Air Accidents Investigation Branch ka publikuar një njoftim në Twitter.

Air Accidents Investigation Branch ka njoftuar se ka gjetur pjesë nga aeroplani që dyshohet se i takonin atij që po transportonte futbollistin Emiliano Sala nga Nantes në Uells.

Në një fotografi të publikuar në profilin e tyre në Twitter, shihen pjesët e gjetura, transmeton lajmi.net.

Në fundjavë pritet të vazhdojnë kërkimet për trupat e Sala dhe pilotit që nga java e kaluar ende vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Gjetjet e sotme janë shenjat e para prej momentit kur ndodhi aksidenti. /Lajmi.net/

Baby Boo