Më në fund: 10% paga më të larta për sektorin publik, “kreditë e shpejta” futen në binar të ligjit


Qeveria dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar dje Marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive për sektorin publik. Me ri-nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive pas vitit 2008, rreth 130 mijë punonjës të sektorit publik do të marrin një rritje pagash prej 10 për qind duke filluar nga muaji shtator, shkruan Indeks.mk

Përveç kësaj, të punësuarit do të marrin edhe kompensim për pushim vjetor, i ashtuquajtur K-15, në shumë prej 10.000 denarë, i cili duhet t’u paguhet deri në fund të dhjetorit të këtij viti.
Në anën tjetër, Parlamenti po dje miratoi ndryshimet në ligjin për PËRMBARIM dhe Ligjin për marrëdhëniet DETYRUESE, me të cilat u jepet fund normave të mëdha të interesit të kompanive të “kredieve të shpejta”, të cilat me ndryshimet e fundit kufizohen që norma e interesit të mos kalojë borxhin kryesor, si dhe afati për kufizimi i borxhit nga 10 zvogëlohet në pesë vjet, informon Indeks.mk

Duke pasur parasysh se këto ndryshime prekin edhe Ligjin për shoqëritë financiare, borxhet enorme që rezultojnë nga kreditë e shpejta me para në dorë do të ndërpriten, gjegjësisht kostoja totale e një “kredie të shpejtë” nuk mund të kalojë 60% e kredisë.

Po ashtu, janë miratuar ndryshimet në Ligjin për sigurime shëndetësore që parashikojnë përjashtimin nga participimi për personat me aftësi të kufizuara mbi 26 vjeç, gjë që ka qenë një kërkesë e kahershme e kësaj kategorie të qytetarëve.

Baby Boo