“Më mbajti 9 peng dhe më përdh*unoi” – Autori: “Gënjen! Erdhi me dëshirë, kishim histori dashurie”


Pas 9 ditë kërkimesh, gjendet gruaja e zhd*ukur në Durrës. Por një histori intriguese qëndron pas saj. Ersida Dyrmishi, 30-vjeçeka denoncuar në polici, së bashku me bashkëshortin e saj, se prej 9 ditësh është marrë peng nga një person dhe është përdhu*nuar.

Sipas dëshmisë së Ersida Dyrmishit, personi i cili e ka marrë peng, e ka mbajtur në një banesë në Durrës, dhe nën kërcënimin e një thikë e ka detyruar atë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirë. Policia ka vënë në pranga Marjus Musakun, i cili para efektivëve të policisë e tij ka deklaruar se ajo kishte shkuar me dëshirën e saj, dhe se më herët kanë pasur një histori dashurie.

Ersida Dyrmishi, ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, T. Dyrmihi, kishte kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Bashkëshorti i saj ka deklaruar se ajo ndodhet në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje.

Në njoftimin e policisë citohet se ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arr*estuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhu*në me të rritura”, shtetasin Marjus Musaku 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arr*estimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit T. Dyrmishi 36 vjeç dhe Ersida Dymishi 30 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi Marjus Musaku se i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases Ersida Dyrmishi, duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhu*në me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Shtetasja Ersida Dyrmishi ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. Dyrmishi ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Baby Boo