Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”


Në gjykimin për parregullsi zgjedhore “Titanik” sot në Gjykatën Penale duhet të merren në pyetje katër dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria. Seanca e sotme ka filluar me vonesë të vogël, për shkak të shqyrtimit në shkrimet për lëndën nga të akuzuarit.

Të akuzuarit në këtë lëndë janë funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së në mesin e tyre është edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Birshkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkëpunim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Baby Boo