Me Luken drejt Diellit/ Xhemi Shehu zbulon dhuratën e parë për djalin e Arbanës dhe Edit


Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan ditën e sotme me një djalë. Regjisori i njohur e dha vetë lajmin e bukur përmes një postimi në rrjete sociale. Ai publikoi një foto duke mbajtur të voglin në krahë shoqëruar me mbishkrimin: “Lindi Dielli”. Menjëherë vërshuan urimet për vogëlushin, por mes tyre veçonte ai i Xhemi Shehut. “Babi Edi qoftë me jetë të gjatë e të lumtur gjithmonë pranë jush. Ju dua shumë!”, komentoi moderatorja.

Por sigurisht ajo nuk kishte si ta mbyllte thjesht me një urim, sepse ka nxituar menjëherë për në maternitet për t’i dhënë dhuratën e parë Diellit. Xhemi ka postuar në Instagram një foto duke pozuar përkrah një arushi gjigant për t’i uruar mirëseardhjen të voglit të Arbanës dhe Eduartit.

“Me Luken drejt Diellit”, ka shkruar Xhemi. Duke pasur të gjithë parasysh lidhjen e fortë miqësore që ajo ka me Arbanën, disa nga ndjekësit i kanë uruar “teze Xhemit” jetë të gjatë për “nipin”. Kujtojmë se Osmani është nënë edhe e një djali tjetër të quajtur Jon, i cili ka ardhur në jetë 5 vite më parë.

Baby Boo