Me letërnjoftim të dikujt tjetër tenton të marrë kredi të shpejtë , arrestohet 28-vjeçari nga Kërçova


Me datë 27.12.2023 në ora 13:30 në bulevardin “Osloboduvanje” në Kërçovë, zyrtarë policorë nga DPB Kërçovë kanë privuar nga liria A.E.(28) nga fshati Arangel i Kërçovës. Ai me letërnjoftim të një personi tjetër dhe pa pëlqim ka tentuar të marrë kredi nga një kompani kreditore në Kërçovë dhe në këtë mënyrë të përfitojë përfitim pasuror të kundërligjshëm.

Gjatë kontrollit në vendin e tij, efektivët e policisë i gjetën dhe i konfiskuan letërnjoftimin. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tijdo të bëhet kallëzimi përkatës.Pa Censurë

Baby Boo