Më lër ta shijoj kohën me ty, para se të rritesh e të dalësh nëpër botë në kërkim të jetës tënde


Autor i panjohur
Nuk e di edhe për sa kohë do të jesh në prehrin tim.
Ti do të rritesh, e unë do të plakem.
Kur ti të bëhesh me përgjegjësi dhe obligime, unë do të bëhem me rrudha.

Do t’i mbaj disa nga veshjet tuaja, do t’i ruaj ato, herë pas here do t’i nuhas, megjithëse e di që koha do ta ndryshojë këtë aromë.
Do të më marrë malli për nuhatjen e lëkurës tënde, të qeshurën tënde, momentet kur të vija në gjumë, hapat e parë dhe madje edhe lotëte tu!
Do të shikoj fotot tuaja duke u rritur dhe do të më mungosh.

E di që do t’më mungosh.
Do të kujtoj gjithçka, çdo minutë, çdo moment unik të jetës sime si nënë.
Prandaj më lër të shijoj çdo minutë përpara se të rritesh dhe të dalësh nëpër botë, duke kërkuar jetën tënde.
Koha do të kalojë, gjërat do të ndryshojnë.
Por dashuria ime për ty dhe gjithçka rreth teje do të mbetet në zemrën time për sa kohë që marr frymë!

Baby Boo