Me kurorë në kokë/ “Ujku i Cërrikut” arrestohet nga Policia


Saimir Rexhepi ose “Ujku i Cërrikut” siç njihet ndryshe në rrjetet sociale, është arrestuar gjatë megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

Në media janë publikuar pamjet e shoqërimit të tij në ambientet e policisë ndërsa duket me kurorë në kokë dhe i buzëqeshur.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia njoftoi se janë ekzekutuar 216 masa sigurie dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas.

Gjatë operacioni të zhvilluar në qytetin e Elbasanit janë arrestuar 7 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Mes të arrestuarve është “Ujku i Cërrikut” dhe efektivi i policisë Saimir Hysa. Gjithashtu në pranga kanë rënë shtetasit Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli.

(https://www.speedclean.com)

Baby Boo