Me kryeministrin Zaev, Jens Stoltenberg përfundoi takimet zyrtare në Maqedoni (FOTO)

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka realizuar takim në rajonin e Stajkovcës, në vazhdën e dy vjetorit nga vërshimet e mëdha ku humbën jetën 23 persona. Duke vlerësuar se Stajkovci është rindërtuar pasi që qytetarët kanë shikuar drejt ardhmërisë, Stoltenberg ka bërë apel që me të njëjtin qëllim të votohet edhe në referendum.

Baby Boo Tinex

“NATO para dy vjetësh ishte këtu që të ju ndihmojë. NATO vazhdon të jetë këtu dhe të ju ndihmojë edhe më tej dhe të ju pranojë si anëtare e NATO-s. I pash fotografitë e gjendjes nga vërshimet, por njëkohësisht i pash edhe fotografitë e ushtarëve të NATO-s se si ju ndihmojnë në tejkalimin e katastrofës. Më vjen mirë që qenka rindërtuar Stajkovci, dhe që shihni në të ardhmen. Ju vetë mund të vendosni për ardhmërinë tuaj. Unë e di që për dy javë para jush është referendumi dhe ju sërish duhet të vendosni për ardhmërinë tuaj. Dhe sërish tek ju është vendimi se si do të votoni për ardhmërinë e shtetit tuaj, kurse ne, NATO-s është vendimi që të ju pranojmë si anëtarë të aleancës”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg u prit nga kreu i Gazi Babës, Boris Georgievski ndërkohë që përshëndeti edhe qytetarët e rastit të cilët kishin dalur ta falenderonin për ndihmën që NATO ua dha gjatë vitit 2016. Georgievski i ndau edhe mirënjohje Stoltenbergit.

“Faleminderit shumë që ishit i pranishëm në vendin e ngjarjes kur ndodhën vërshimet. Jeni bindur edhe vetë se çfarë ka ndodhur në atë periudhë. Këto janë disa fotografi nga momenti tragjik. Faleminderit shumë edhe për profesionalitetin që e treguat në atë kohë. NATO paraqet partner i sigurt, dhe se jam i sigurt se Maqedonia do të pranohet dhe do të jemi shteti i ri i aleancës së NATO-s”, tha Georgievski.

Restorant Lumare