Me konceptin e ri arsimor nuk do të ketë më tekste diskriminuese shkollore


Arsimi është shtyllë kryesore në ndërtimin e shoqërisë e cila bazohet në vlerat qytetare. Koncepti i ri për Arsimin Fillor, i cili do të zbatohet në 5-6 vitet e ardhshme, për herë të parë vendos gjithëpërfshirjen, barazinë gjinore dhe ndërkulturësinë si parime kryesore që janë të lidhura drejtpërdrejt me Standardet Kombëtare të Arsimit. Në këtë mënyrë e forcojmë multikulturalizmin, respektin për diversitetin dhe krijimin e një shoqërie për të gjithë. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë kohës së panel diskutimit me temë “Jodiskriminimi dhe multikulturalizmi në shkollat”, në organizim të Civil.

Ministrja informoi se tashmë 2 tekste shkollore që kanë përmbajtje diskriminuese janë tërhequr nga përdorimi dhe se ajo është demonstrim i vullnetit sistematik diçka të ndryshohet. Sipas Konceptit të ri për arsimin fillor, si do të përpunohen programet mësimore të reja, ashtu do të fillojnë edhe procedurat për përpunimin e teksteve shkollore të reja.

“Nuk është e lejueshme të miratohen ligje mbi diskriminimin dhe gjithëpërfshirjen, ndërsa në realitet ka përmbajtje diskriminuese në shkollat, përmbajtje që ofendojnë dhe drejtpërdrejt të krijohet atmosferë të pakënaqësisë,” tha Carovska, duke potencuar se gjërat kanë filluar të ndryshojnë intensivisht.

Baby Boo