Më e lumtura nga të gjithë për bebushin e Marinës është teze Luana!


Prej ditësh lart e poshtë përflitej se Marina Vjollca është në pritje të ëmbël. Këtë lajm, më në fund e ka konfirmuar ditën e djeshmeedhe vetë moderatorja. Ajo ka postuar për herë të parë foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke pranuar publikisht se është shtatzënë për herë të parë.
Marina ka ndarë në Instagram poza shumë të veçanta ku dallohet barku i rrumbullakosur.

Para se Marina të konfirmonte shtatzëninë, “Prive” raportoi se ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se pret të bëhet nënë e një vajze. Pas këtij lajmi, menjëherë kanë nisur aludimet e ndjekësve se si dyshja mund të ia vendosin emrin të voglës së tyre dhe mbase mund të kenë rënë në “gjurmët” e duhura.
E dini cila është më e lumtura për ardhjen në jetë të bebushit të Marinës dhe Getit? Teze Luana!
Ajo shpërndau në InstaStory foton e motrës së saj me barkun e rrumbullakosur, teksa shkroi krahas postimit “Mezi pres ta takoj”.

Baby Boo