Me dhimbje të madhe u dhamë lamtumirën e fundit dy bashkëvendasve tanë nga fshati Bozovcë (FOTO)


Me dhi* mbje të madhe u dhamë lamtumirën e fundit dy bashkëvendasve tanë nga fsh.Bozovcë, çiftit Xhemal dhe Zarife Bilalli, të cilët e humbën jetën në tr* agjedinë e datës 08.09.2021 në spitalin modular të Tetovës i cili u përfshi nga zj* arri. Sa të jetojmë do t’i kujtojmë! – shkruan Bjeshkët e Sharrit në Facebook.
Familja Bilalli nga fshati Bozovcë humbi dy anëtarë të familjes (burrë e grua) si pasojë e tr*agjedisë së ndodhur në Qendrën modulare të Klinikës së Tetovës për pacientët me Covid-19.

Është dhimbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne, si shoqëri në tërësi. Është dhimbje e madhe se humbëm njerëz, dhe këto humbje janë më të dhimbshme sepse janë tr* agjike. Nuk ka fjalë për t’i përshkruar dhimbjet dhe shumë e vështirë për familjen për t’i kaluar ato. Ngushëllime familjes Bilalli e Zoti u dhashtë forcën! – shkruan Fatlind Selmani në Facebook.

Sot me pi*kellim te thelle vendlindja jone fsh.Bozovce percolli per banesen e fundit dy bashkevendas e saj nga zjari i tmershem qe perfshiju spitalin e Tetoves, lutemi per ta deri ne qyelle qe ti bashkoj Zoti gjithesi ne parajs boten tjeter ashtu si ishin te bashkuar kete bote bure dhe grua #XhemalZarifeBilalli. Buri i cili kishte qene i inf*ektuar me covid-19 dhe qendrondet i shtrire ne spital ngase nuk kishte se kush ta ndihmonte qendroje gruaja e tij pran deri sa shp* ertheu zj* ari zi kurse ajo te* ntoj per ta shpetuar mirpo nuk mundi deri sa do* gji dhe veten – shkruan Hesat Rushani në facebook.

Baby Boo